Hungaria mbron Evropën me gardhe

Bie me 26 % numri i emigrantëve të paligjshëm përmes rrugës ballkanike

Qeveria hungareze ka deklaruar se rënia me 26 për qind e numrit të emigrantëve të paligjshëm përmes rrugës ballkanike në periudhën Janar-Mars erdhi falë mbrojtjes së forcuar të kufijve te tyre me shtetet fqinje duke ngritur gardhe të larta me tela gjemba.

Hungaria ndërtoi gardhe përgjatë kufijve të saj me Serbinë dhe Kroacinë dhe është në proces me Rumaninë. Nëse është e nevojshme, ne do ta mbrojmë veten tonë nga Sllovenia deri në Ukrainë tha Orban.

Në pushtet që nga viti 2010, nacionalisti Orban ka bërë fushatë në një platformë kundër imigracionit, me politikat e tij dhe ligjet e ashpra të azilit duke e vënë atë në konflikt me Bashkimin Evropian dhe duke tërhequr kritika nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Gardhi me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë është i gjatë 175 kilometra ka një lartësi prej katër metrash. Barriera përbëhet nga 3 radhë telash me gjemba.

Hungaria kishte në plan që t’i dhuronte edhe Malit të Zi një gardh me tela me gjemba në një gjatësi prej 25 kilometrash për ta mbrojtur kufirin me Shqipërinë prej refugjatëve plan që ende nuk është realizuar.

Sipas Frontex, në uljen e numrit të azilkërkuesve ka ndikuar rifutja e vizave nga Serbia për disa shtete qytetarët e të cilave kanë nevojë për vizë në zonën Shengen.

Vendi më i fundit për të cilin Serbia ka vendosur viza është Bolivia. Më parë në vitin 2022, autoritetet serbe rifutën gjithashtu vizat për Tunizinë, Burundin, Indinë dhe Guinean.

Hyrja pa viza mund të hiqet më tej për vendet e treta, pasi Serbia ka një listë mjaft të gjerë të vendeve që mund të hyjnë në territorin e saj pa viza që kanë nevojë për vizë për BE-në, e cila përfshin Armeninë, Azerbajxhanin, Bahreinin, Bjellorusinë, Kinën, Kubën, Indonezia, Xhamajka, Kirgistani, Kuvajti, Kazakistani, Mongolia, Omani, Katari, Rusia, Surinami dhe Turqia.

Për shumicën e tyre, qasja pa viza në Serbi është “dhuratë” për mosnjohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur. Pas rifutjes së vizave për hyrje në Serbi për vendet e përmendura më parë, edhe Austria ka raportuar një rënie të numrit të kërkesave për azil.

Sipas raportit më të fundit të Frontex, në tremujorin e parë të 2023, numri i kalimeve të parregullta kufitare në BE u rrit në 54,000 vete ose 26 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një rënie e konsiderueshme u regjistrua vetëm në Ballkanin Perëndimor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share