Hungaria largohet nga banka ruse

Vendimi erdhi pasi SHBA vendosi sanksione me argumentin se ajo shërbente si kanal spiunazhi brenda BE dhe NATO-s

Hungaria është larguar nga një bankë investimi e kontrolluar nga Rusia. Vendimi vjen pasi SHBA-ja vendosi sanksione ndaj këtij Bankës Ndërkombëtare të Investimeve.

Autoritetet hungareze kishin deklaruar se Banka Ndërkombëtare e Investimeve ka luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillim në Evropën Qendrore dhe Lindore, sanksionet e SHBA-së i kanë bërë të pakuptimta operacionet e bankës”.

Pjesëmarrja e Hungarisë në këtë bankë dhe gatishmëria e qeverisë hungareze për të mbajtur selinë e saj në Budapest kishin zhgënjyer zyrtarët amerikanë në administratën e presidentit amerikan Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump, të cilët argumentuan se ajo mund të shërbente si një kanal për spiunazhin rus brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë: Ne i pranojmë këto sanksionet dhe do të respektojmë. Kjo bankë mund të kishte një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomive të Evropës Qendrore dhe Lindore. Por që nga shpërthimi i luftës, ishte e qartë se mundësitë e bankës po ngushtoheshin, nuk mund të mbështetej tek ajo për zhvillime të mëdha serioze dhe tani që amerikanët e kanë vendosur atë nën sanksione, ata në fakt e shkatërruan atë.

Në një deklaratë Departamenti amerikan të Thesarit shprehej se banka i mundësonte Rusisë të rriste praninë e saj të inteligjencës në Evropë, për të zhvilluar aktivitete keqdashëse në Evropën Qendrore dhe në Ballkanin Perëndimor dhe mund të shërbejë si një mekanizëm për korrupsion dhe financim të paligjshëm, përfshirë këtu shkelje të sanksioneve.

Tre drejtues aktualë apo ish-drejtues të bankës shtetasit rusë, si dhe një shtetas hungarez u sanksionuan që njihen si aleatë të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share