Hungaria kërkon të zhbllokojë fondet e Covid-19 nga BE

Shqetësimet janë rritur rreth keqpërdorimit të supozuar të parave për të pasuruar miqtë dhe familjen e Orbanit 

Hungaria shpreson të arrijë një marrëveshje me Brukselin për fondet e bllokuara të BE-së deri në fund të vitit, pasi ajo garon me kohën për të zhbllokuar miliarda Euro që janë ngrirë për shkak të shqetësimeve për institucionet e kapur nga shteti dhe korrupsionin. Nëse Budapesti dështon të arrijë një marrëveshje me Komisionin Evropian deri në fund të vitit 2022, ai do të humbasë 4.64 miliardë euro nga fondet e rimëkëmbjes së Covid-it. Ndërsa kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán , ka sugjeruar më parë se nuk kishte nevojë për grantet e rimëkëmbjes së Covid të BE-së, ai ka dërguar zyrtarë të lartë në Bruksel për të zhbllokuar fondet.

Kryenegociatori i Hungarisë, Tibor Navracsics, tha për Guardian se ishte optimist për një marrëveshje mbi planin e rimëkëmbjes së Covid me vlerë 15 miliardë euro deri në fund të vitit. Ai gjithashtu shpreson se Hungaria mund të arrijë një “marrëveshje partneriteti” në fillim të vjeshtës për të siguruar 24.3 miliardë Euro fonde. Hungaria ka marrë miliarda fonde të BE-së që kur u bashkua me bllokun në vitin 2004, por shqetësimet janë rritur rreth keqpërdorimit të supozuar të parave të BE-së për të pasuruar miqtë dhe familjen e Orbanit.

Zyrtarë të lartë të BE-së besojnë se Orbanit i duhen fondet e BE-së, pasi ai përballet me inflacionin në rritje dhe kërcënimin e recesionit të rëndë. Perspektiva e errët ekonomike e ka detyruar kryeministrin hungarez të heqë kufijtë e çmimeve të energjisë dhe të rrisë taksat e biznesit të vogël, duke çuar në  protesta muajin e kaluar , ku njerëzit brohorisnin “Orbán humbi”. Plani i rimëkëmbjes së Covid-it është me vlerë 5.8 miliardë Euro grante për Hungarinë  1.4 miliardë euro më pak. Por 70% e granteve do të zhduken nëse nuk ka marrëveshje deri në fund të vitit. Plani i përgjithshëm mund të jetë me vlerë 15 miliardë euro, nëse Budapesti vendos të marrë kredi të lira.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share