Humbja me Shqipërinë, lëkunden pozitat e trajnerit çek

Humbja e Çekisë në Tiranë ka lëkundur pozitat e trajnerit Jaroslav Shilhavi. Pas ndeshjes ai nuk pranoi të fliste për një dorëheqje, por t’ia lindte në dorë federatës.

Në fakt është programuar një mbledhje e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Çeke të Futbollit pas takimit me Ishujt Faroe ku do të diskutohet për ecurinë e skuadrës përfaqësuese.

Shilhavi mund të ndjekë fatin e Fernando Shatoshit, i cili u shkarkua disa ditë pas humbjes së Polonisë me Shqipërinë po në Tiranë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share