Dy vajza të mitura nga Strumica , Antonija Jankova (12) dhe Radmila Ivanova (14) kanë humbur sot në Shkup, njofton Klan M.
Fotoja e tyre është shpërndarë në rrjetet sociale dhe kërkohet nga qytetarët që të ndihmojnë në kërkim.
Siç mësohet, vajzat kanë ardhur në Shkup në një ekskurzion nga Strumica. Ata janë parë për herë të fundit në “Vero Jumbo”, prej ku iu kanë humbur gjurmët.
Sipas informacioneve, vajzat duhej të dilnin në shëtitje dhe të ktheheshin në një orë të caktuar në vendin ku ishin parkuar autobusët e tyre, por nuk janë paraqitur.
Të dyja vajzat janë shoqe nga i njejti fshat i Strumicës, ndërsa siç thonë familjarët e tyre, shokët dhe shoqet e klasës kanë tentuar t’i lajmërojnë sapo e kanë kuptuar se nuk gjenden askund, por përpjekjet kanë qenë të kota, pasi telefonat e ty dyja vajzave janë të fikur./KlanMacedonia/