Humbi këmbët, sot kapiten i Kombëtares së të Amputuarve të futbollit: Pazëlli që u shkatërrua dikur, u plotësua prapë

Kombëtarja e Futbollit të Amputuarve, një ide e Julian Çelës në vitin 2019, që nisi si pasion i tij për futbollin, sot është zyrtarizuar dhe së fundmi skuadra ka shënuar dhe golin e parë.

Në një rrëfim për “Jo vetëm Modë”, Juliani tregon se pavarësisht se humbi dy gjymtyrët e poshtme prej një shpërthimi me eksploziv në 2014-ën, kjo gjë nuk e penguar ëndrrën e tij për të vrapuar në fushën e blertë.

Si kapiten i Kombëtares Ampatua të futbollit, jurist në një kompani dhe baba i dy fëmijëve ai thotë se ndihet i plotësuar. Edhe me sfida, sipas Julianit çdo moment jetohet në maksimumin e vet.

Julian Çela: Çohem në mëngjes, hapi parë është që më duhet të vë protezat . Marr vajzën e çoj në kopsht dhe iki në punë, punoj si jurist në një kompani të madhe telefonike. Sfidat janë të shumta dhe kur dal nga shtëpia ato sikur harrohen dhe kur kthehem në shtëpi, gjej ngrohtësinë e familjes. Aksidenti ka ndodhur në 2014, po bëhen 8 vjet e gjysmë.

Unë po i bëj të gjitha, po shkoj në punë, po luaj prapë futboll, pasioni im i dikurshëm. Pavarësisht problemeve, jam i plotësuar. Kam familjen, punën, njerëzit që i kam pranë dhe duket sikur ai pazëlli që u shkatërrua dikur, u plotësua prapë. Fjala e djalit ishte: Pse e lejoi Zoti, dhe përgjigjia ime ishte se ndodhin gjëra në këtë jetë, por Zoti më ka mbrojtur sepse unë jam me ju. Unë shoh të jem shembull për Joelin dhe Jorin, që edhe me sfida, jeta jetohet. Sepse në fillim kam pyetur Zot pse? Por, Zoti të hedh me njërën dorë dhe të pret me tjetrën./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share