Humbi jetën pasi shpëtoi 2 të mitur në plazh, Rama vizitë në familjen e 18-vjeçarit të ndjerë

Kryeministri i vendit Edi Rama është nisur për të vizituar familjen e 18-vjeçarit Anri Kashikut, i cili mbeti i mbytur ditën e djeshme teksa shpëtoi 2 jetë të tjera.

Anri Kashiku, nuk u mendua dy herë teksa pa se i vëllai dhe shoku i tij po rrezikonin të mbyteshin. Ai shkoi fillimisht me pedalonë për të shpëtuar të miturit, por në një moment edhe mjeti filloi të mbytej.

Kashiku vendosi të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllain dhe shokun e tij me not. Ai arriti t’i shpëtonte dy adoleshentët, por në këtë përpjekje shpëtimi i riu humbi jetën.

Sot familja e Anri Kashikut ka hapur dyert e mortit për të përcjellë djalin e tyre, i cili tashmë quhet hero nga të gjithë banorët e lagjes në të cilën ai banonte./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share