Humbasin nacionalistët në Poloni

Koalicioni qytetar gati të formojë qeveri koalicioni, analistët: Opozita do të përballet ende me sfida

Partia në pushtet e Polonisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) nuk arriti që të merrte votat e nevojshme për të krijuar shumicën në zgjedhjet kombëtare.

Rezultatet zyrtare i dhanë PiS, 35.38% të votave, ndërsa Koalicioni Qytetar liberal i Donald Tusk (KO) doli në vendin e dytë me 30.70%. Partia “Rruga e Tretë” e qendrës së djathtë zuri vendin e tretë me 14.40% dhe “E majta e re” arriti që të siguronte 8.61% të votave. Koalicioni Qytetar, E Majta e Re dhe Rruga e Tretë kanë thënë se janë gati të formojnë një qeveri koalicioni dhe se së shpejti do të fillojnë bisedimet. Kështu ata do të arrijnë lehtësisht një shumicë, që u jep atyre 249 vende në parlamentin me 460 vende.

Kjo do t’i jepte fund tetë viteve të sundimit nën udhëheqësin e PiS Jaroslaw Kaczynski. Opozita kishte paralajmëruar edhe më herët polakët se ishte shansi i tyre i fundit për të shpëtuar demokracinë.

Por nën syrin e analistëve një qeveri polake e përbërë nga disa parti opozitare do të përballej ende me sfida.

“Shumë institucione publike dhe institucione të rëndësishme janë ende në duart e partisë Ligj dhe Drejtësi. Funksionarët dhe mbështetësit e tyre dhe nuk do të zhduken. Kështu që do të ishte shumë e vështirë t’u tregosh njerëzve, t’u demonstrosh njerëzve që votuan për opozitën. Pra problemi është se opozita aktuale, nëse formojnë një qeveri do të kenë akoma partinë PiS që do të bllokojë vendimet e tyre dhe disa reforma. Dhe njerëzit mund të zhgënjehen nëse ndryshimet nuk do të vijnë shpejt. Pra, ajo që duhet të bëjë opozita aktuale është të ketë një program, disa gjëra, që do të mund t’i ekzekutojnë brenda 100 ditëve.”

Analistët shprehen se çështjet urgjente duhet të jenë përmirësimi i kushteve për polakët me të ardhura më të ulëta, rritja e ndjenjës së tyre të sigurisë dhe ristrukturimi i marrëdhënieve me Bashkimin Evropian që u tensionuan nga përplasjet për sundimin e ligjit, lirinë e medias, migrimin dhe të drejtat LGBT.

Ndërkaq edhe për banorët e Varshavës një ndryshim i tillë në aspektin politik duhej të ishte bërë me kohë.

“Shpresoj për një riorganizim të të gjitha gjërave, politike dhe ekonomike, por kryesisht ekonomike. Unë pres që gratë të kenë më shumë të drejta, që ato të ndihen më të sigurta, që ato të vlerësohen më shumë në shoqëri. Shpresoj gjithashtu që nepotizmi të marrë fund.”

Pjesmarrja në këto zgjedhje ishte 74% më e larta që nga rënia e komunizmit në 1989 ku grupmosha 18 vjeç ishte më lartë se ajo 60.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share