Një shtetas i Maqedonisë së Veriut raportohet të ketë ndërruar jetë në një aksident trafiku në autostradën A3 në Kroaci.
Mediat kroate raportojnë se nga aksidenti është lënduar edhe një person, ndërsa personi i vdekur, një 51-vjeçar, ka qenë pasagjer në automjetin me targa të Italisë. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në relacionin Bregana-Lipovac.