Humb jetën 22-vjeçari në Durrës. Policia: Ra aksidentalisht nga kati i tetë

Një tjetër 22-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme. Dyshohet se i riu ra aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte në Durrës.

“Në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte, shtetasi  K. T., 22 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Kujtojmë se disa orë më parë një 22-vjeçare humbi jetën në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se e reja është rrëzuar nga kati i pestë i pallatit (Lexo më shumë)./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share