Hulumtin: Nuk ndahen mjete të mjaftueshme për politika për të rinj

BARLAKOVSKI: MAQEDONIA KA PROBLEM SERIOZ ME EMIGRIMIN E TË RINJVE

Përderisa numri i të rinjve vend nga viti në vit në shënon rënie të ndjeshme gjithnjë e më shumë, institucionet shtetërore dhe ato komunale, nuk ndërmarrin asnjë masë për krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë. Sipas hulumtimit të fundit të Fondacionit për Demokraci Vestminster, numri i të rinjve nga viti 2002 është në rënie, ndërsa nuk ndahen mjete të mjaftueshme për politika për të rinj, ndërsa vetëm në tetë komuna të rinjtë kanë mundësi të vizitojnë qendra rinore. Drejtoresha e këtij fondacjoni, Dona Kosturanova, tha se, ligji për pjesëmarrje rinore të miratuar para pothuajse tre vite, parasheh që 0,3 përqind e buxhetit shtetëror dhe 0,1 përqind i buxheteve të vetëqeverisjeve lokale të shkojnë për politika për të rinj, por kjo nuk realizohet.

“Kur i pyesim të rinjtë çfarë duan të përmirësohen, mësojmë se, përkrah vendeve cilësore të punës, e kanë të rëndësishme të përmirësohet edhe arsimi, të përmirësohet infrastruktura, të përmirësohet kujdesi për mjedisin jetësor, sporti dhe rekreacioni dhe tema të tjera që nuk janë në interes vetëm për të rinjtë, por për të gjithë” – tha Dona Kosturanova, fondacioni për demokraci ”Vestmister”.

Ndërsa, kryetari i Forumit Arsimor Rinor, Petar Barlakovski, tha se, Maqedonia ka problem serioz kur bëhet fjalë për emigrimin e të rinjve.

Sipas asaj që e shohim nga të dhënat, nëse do të bënim krahasim me regjistrimin e vitit 2002, numri i përgjithshëm i të rinjve është 24% nga numri i përgjithshëm i popullsisë, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2022, ai numër është 18 përqind, që paraqet rënie prej 6 përqind. Megjithatë, përpos këtyre të dhënave, ajo që duhet të merret parasysh në mënyrë shtesë, është se, 77 mijë të rinj që kanë lindur në këtë shtet më nuk janë rezidentë, që tregon se të rinjtë në numër gjithnjë e më të madh ikin nga vendi” – tha Petar Barlakovski, forumi arsimor rinor.

Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski tha se, strategjia për të rinj veç më i është dorëzuar Qeverisë dhe pritet të miratohet. Ai pret që në dy apo tre vitet e ardhshme buxheti për të rinj të barazohet me atë për sport dhe kjo agjenci në të ardhmen të shndërrohet në ministri. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share