Hulumtimi i OSBE-së në RMV: Shqetësuese dhuna tek të rinjtë

DJEMTË PËRJETOJNË DHUNË FIZIKE, KURSE VAJZAT DHUNË VERBALE DHE PSIKOLOGJIKE

Në hulumtimin e fundit me “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut” i cili është realizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, është konstatuar prania e dhunës tek të rinjtë në vend. Rezultatet tregojnëse 18% e të rinjve kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitarë të dhunës, ndërkohë që këto shifra janë shumë më të larta te të rinjtë në shkollat fillore dhe të mesme. Vajzat e reja përjetojnë ngacmime seksuale më shpesh sesa djemtë e rinj.

18% e të rinjve të përfshirë në hulumtim kanë përjetuar ose qenë dëshmitarë të dhunës ose të dyja. Një përqindje dukshëm më e lartë e të rinjve nga rajoni i Pollogut (25%) kanë qenë dëshmitarë të dhunës në krahasim me të rinjtë nga rajonet e tjera (që variojnë nga 5% në 17%). Shumica e të rinjve me përvojë dhune ose kanë përjetuar ose dëshmuar dhunë verbale (80%), ndjekur nga 74% që kanë përjetuar ose qenë dëshmitarë të dhunës fizike. Llojet e tjera të dhunës, si ajo sociale, psikologjike, kibernetike dhe seksuale, raportohen në një përqindje dukshëm më të ulët

Dhuna fizike dominon në deklaratat e djemve të rinj, kurse ajo verbale tek ferat. Më të ekspozuar ndaj dhunës fizike janë të rinjtë shqipatarë se sa ato maqedon. Përvoja e të rinjve të anketuar tregon se shumica e tyre kanë përjetuar ose janë dëshmitarë të dhunës në rrugë (70%), e ndjekur nga dhuna në shkollë (43%) dhe dhuna në parqe dhe bare, respektivisht me 42% në secilin vend.

80% e djemve të rinj kanë përjetuar apo dëshmuar dhunë fizike krahasuar me 66% të vajzave të reja. Gjithashtu, dhuna verbale, sociale dhe psikologjike dominon në deklaratat e vajzave të reja. 84% e vajzave të reja kanë përjetuar ose dëshmuar abuzim verbal krahasuar me 76% të djemve të rinj. Një përqindje më e madhe e vajzave të reja kanë përjetuar dhunë seksuale (4%) krahasuar me djemtë e rinj (2%). Sipas të njëjtit studim, “në shumicën e vendeve, vajzat e reja përjetuan dukshëm më shumë ngacmime seksuale sesa djemtë e rinj.Të rinjtë shqiptarë (81%), romët (76%) dhe vllahët (67%) përjetojnë dhunë fizike më shpesh në krahasim me maqedonasit (69%). 

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë një rritje të lehtë të dhunës, veçanërisht dhunës së bashkëmoshatarëve dhe dhunës kibernetike.

Në vitin 2022, numri i fëmijëve viktima të dhunës ishte 62, ndërsa në vitin 2023 ky numër është 74. Tri arsyet kryesore që motivojnë sjelljen e dhunshme te të rinjtë janë ndjenja e padrejtësisë (40%), zhgënjimi nga statusi i tyre social (39%) dhe mungesa e mbështetjes familjare (34%). Gjithashtu vlerësohet shumë afër mungesa e mbështetjes nga institucionet (33%).

Ndryshe, grupi i synuar për këtë hulumtim ishin të rinjtë në moshën 15 deri në 29 vjeç nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjithsej 1,235 të anketuar janë përfshirë në mostrën e anketës telefonike. Në hulumtim janë përfshi fokus grupe në qytetin e Shkupit në Manastir, Tetovë, Sveti Nikollë, Shtip, Strumicë dhe Strugë, duke përfshirë në total 63 pjesëmarrës. Anketa është zhvilluar gjatë periudhës nga 27 shtator deri më 10 tetor 2023, ndërsa diskutimet në fokus grupet janë mbajtur nga 4 deri më 26 tetor 2023. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share