“Huliganët” zëvendësuan sportistët – beteja sportive shndërrohet në betejë fizike!

“KOMITI” DHE “ÇKEMBARI” PËRDORIN KARRIGET E SALLËS SI ARMË

Beteja sportive zëvendësohet me betejë fizikë. Sportistët zëvendësohen nga huliganët. Këto pamje janë bërë përditshmëri në sallat dhe fushat e sportit, percjell KlanM.

E rezultati i këtyre përleshjeve është ky…

Karrige të thyera e mbetje nga mjetet piroteknike që janë përdorur nga tifozët.

Se si janë futur mjetet piroteknike është e paqartë, por, sic percjell KlanM, në kumtesën e dërguar për opinionin nga Ministria e punëve të brendshme thonë se do të kërkohet përgjegjësi edhe nga Agjencia e sigurimit.

”Do të kërkohet përgjegjësi edhe nga personi përgjegjës i caktuar nga Agjencia për sigurim, e cila e ka pas për obligim ruajtjen e rendit në sallë, por nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të personave që mbajnë rendin” – thonë nga MPB.

Policia në atë turmë, arriti të arrestoj edhe disa persona.

”Më datë 26.03.23 policia arrestoi 18 persona për shkak se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike në ndeshjen Vardar-Eurofarm Pelister në sallën sportive “Jane Sandanski” në Shkup. Sot janë identifikuar edhe 6 persona tjerë të cilët e kanë shkelur ligjin për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ngjarje sportive” – thonë nga MPB.

Policia, sic njofton KlanM, ka informuar edhe Prokurorinë publike për këtë ngjarje, e nga atje ende nuk kanë dal me qëndrim. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share