Huamarrja nga Hungaria – Ligji shkon në seancë plenare, opozita hoqi dorë nga debati nëpër komisione!

Ligji për huamarrje të 500 milion eurove nga Hungaria kaloi sot filtrat në Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe atë Juridiko-Ligjvënës, ku të gjitha karriget e opozitës ishin bosh.

Me seancën udhëhoqi Bojan Stojanovski i VMRO-DPMNE-së, pasi kryetarja e këtij komisioni, Sanja Llukarevska  nga radhës e LSDM-së, parti e cila tha se nuk do ta mbështesë miratimin e këtij ligji me procedurë të shkurtuar, nuk caktoi seanca brenda afatit 24 orësh që parashikon Rregullorja e Kuvendit.

Deputetët e VMRO-së thonë se opozita duke mos i dhënë mbështetje këtij ligji, po bllokon financimin e projekte kapitale të komunave  dhe rritjen e pensioneve duke i quajtur si të pabaza akuzat e LSDM-së se po sjellin ligj korruptues.

BOJAN STOJANOVSKI- DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

“Nëse ajo që thonë ata do të ishte e vërtetë, sot në këtë sallë  nuk do të ishin të pranishëm vetëm  deputetët e VMRO-DPMNE, VLEN-it dhe ZNAM, por do të sihin të gjithë 18 të LSDM-së, të gjitha 6 të së Majtës, të gjithë deputetët e BDI-së dhe do të thonin argumentet e tyre, se përse nuk duhet marrë kjo hua.17:30 A e dini se sa amendamente janë dorëzuar për këtë ligj, zero. A e dini sa deputet të opozitës ka këtu, zero. 18:04 pse nuk dorëzuan mijëra amendamente? 21:15 Ky ligj do të miratohet.”

Një ditë më parë LSDM-ja kërkoi që ky ligj të tërhiqet  dhe të mos miratohet me procedurë të shkurtuar, por me procedurë të rregullt dhe për të të hapet debat publik.

LSDM


“Qeveria e Mickoskit në vend që të tërhiqet nga procedura e shkurtuar për miratimin e Ligjit korruptiv për kreditë dhe hapja e dëgjesës publike, në procedurë të rregullt dhe transparente, me çdo kusht po e shtyn atë. 
Nuk ka procedurë të rregullt, nuk ka debat ekspertësh, nuk ka informim të qytetarëve dhe kalim të të gjitha filtrave parlamentare. Qeveria dëshiron ta shtyjë shpejt ligjin skandaloz dhe korruptiv për të cilin është rënë dakord privatisht në kohën kur VMRO-DPMNE ishte opozitë. Çfarë dëshiron të fshehë qeveria e Mickoskit për huamarrjen prej 500 milionë eurosh?”

Zgjidhjen e propozuar ligjore para deputetëve ua sqaroi zëvendësministri i Financave Nikolçe Jankulovski. Ai përsëriti se kredia do të tërhiqet në një këst dhe se afati për shlyerjen e saj është 15 vjet, duke përfshirë një grejs-periudhë prej tre vjetësh.

Norma e interesit është fikse dhe është 3.25 për qind dhe komisioni për fondet e patërhequra është 0.5 për qind e kredisë në vit.

Kredia do të shlyhet me 24 këste gjashtëmujore, në datat 15 shkurt dhe 15 gusht të çdo viti.

Seanca parlamentare për votimin e kredisë pritet të mbahet të martën e javës së ardhshme. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share