Aleksandër Ceferin është rizgjedhur në krye të UEFA-s edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar. Vendimi u mor gjatë Kongresit të 47 të UEFA-s që mbahet në Lisbonë të Portugalisë këtë të mërkurë.
Ceferin ishte i vetmi kandidat në garë. Ai falenderoi delegatët për mbështetjen.
“Është një nder i madh, por kryesisht një përgjegjësi e madhe drejt futbollit. Do të mbaj maksimumin të mos ju zhgënjej”, tha Ceferin.
55-vjevvari Ceferin qëndron në krye të qeverisë së futbollit që prej vitit 2016./tvklan.al