Hoxhë Bekir Halimi në një intervistë për emisionin 99 minuta në Klan Maqedoni me gazetaren Fjolla Telai tha se GaziBaba dhe Serova janë vendet me të cilat ka filluar Shkupi i ri dhe se për asnjë gjë nuk e ndron GaziBabën e tij, përcjellë Klan M.
”Jam i nderuar që ka ardhur rendi të folet për GaziBabën edhe ana pozitive, sepse ne jemi rritur vazhdimisht nën presionin e lajmeve negative për GaziBabën sidomos nga pala tjetër. Ne nuk e ndrojm GaziBabën me asgjë tjetër, realisht Shkupi i ri ka filluar me Gazibabën dhe Serovën sepse mos të ishin këto dy lagje të mëdha Shkupi nuk do të kishte as lagjet e reja dmth me Fushë Tophanen, Butelin, Cairi, në fillim njerëzit kanë ardhur këtu pastaj për shkak të zgjerimit për shkak natalitetin janë dalë në vende tjera” – tha Hoxhë Bekir Halimi. /KlanMacedonia/