Hoxha për Alternativën: Na intereson bashkëpunimi si dy subjekte

Jo si një parti, por si dy parti të veçanta. kështu e sheh Arjanit Hoxha bashkëpunimin eventual me Alternativën e Afrim Gashit. Hoxha vlerëson se Lëvizja Besa duhet të jetë bartëse e procesit të unifikimit të faktorit opozitar shqiptar, për të sjellur sipas tij, rotacionin e nevojshëm politik në vend.

“Ne na intereson bashkëpunimi is dy subjektet politike që ndajnë vlera të njejta. Nëse dakordohemi mbi parimet e ndarjes së vlerave të njejta dhe bashkëpunimin afatgjatë për të krijuar rotacionin politik, ne për këtë do të bisedojmë jo vetëm me Alternativën, por me çdo opsion që është i gatshëm t’i bashkangjitet rrugëtimit, që duam apo s’duam Lëvizja Besa e bart sepse legjitimiteti i zgjedhjeve të fundit lokale e tregon atë se ne jemi profiluar si parti opozitare dhe patjetërsisht do të duhet të jemi pikënisja rreth kujt do të mblidhet gjithë faktori opozitar”, deklaroi hoxha në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share