Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha pas Kuvendit Themelues të partisë së tij, foli edhe për vizitën e Albin kurtit të premten e kaluar në Shkup dhe Tetovë, përcjell klanM.
Vizita e Kurtit bëri shumë bujë në opinion. Sipas Hoxhës, vizita e Kurtit është për t’u përshëndetur, pasi Kurti gëzon respekt të madh ndër shqiptarët. Ai bëri thirrje që partitë opozitare të mos e keqpërdorin këtë vizitë për qëllimet e tyre.
“Mesazhet e z.Kurti ishin të qarta, sidomos në pjesën se Maqedonia e Veriut duhet të shkëputet nga Serbia, që detyrimisht është shkëputje nga lidhshmëritë indirekte ruse dhe besoj që opozita ta ketë kuptuar qartë se është momenti që të mos punojnë, të mos veprojnë me direktiva të partive, të cilat në formë direkte apo indirekte i shërbejnë interesave ruse”, deklaroi Hoxha./KlanMacedonia