Hoxha: Lëvizja Besa po përçahet!

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se 10 vjetori i partisë Besa ishte i zymtë sepse sipas tij, Levizja Besa po shkon drejt përçarjes.

“Mbase nuk më takon ta komentoi mirëpo ky dhjetë vjetor i Besës ishte I zymtë dhe nuk e them vetëm unë, por edhe shumë komentues të tjerë. Fatkeqësisht nga një parti me fryme, vizion, kuadro e ide, sot më nuk e kanë asnjërën. Sot duan vetëm pushtetin dhe kështu ndodh kur ke pranë njerëz që mendojnë vetëm pushtetin dhe jo vlerat e partisë. Nuk jam penduar që u largova nga BESA, unë atë parti nga 2 e ngrita në 4 deputetë, sot prap është me 2 deputetë dhe aspak e zëshme. Koha e do e dëshmojë që ashtu të zymtë do ta kenë edhe fundin”, tha Hoxha.

Ai tha se koha do të dëshmojë deklaratat e tij dhe se në Besa ka përçarje.

“E kam thënë edhe më herët dhe i qëndron mendimit tim që Levizja Besa ështe e destinuar për tu përçarë, shiheni fotografitë që po shfaqen se kush me kend përshendeten ose nuk përshëndeten, pra do ta dëshmoj edhe koha këtë që po e them”, tha Hoxha.

Tutje Hoxha ka shtuar se në koalicionin VLEN  ku bënë pjesë edhe Lëvizja Besa, lider është Hristijan Mickoski dhe se I njejti po e përdor këtë koalicion vetëm për interesa të tij. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share