I ftuar në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin, Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa ka konfirmuar se bisedimet mes Besës dhe Alternativës fillimisht janë zhvilluar në Kuvend mes deputetëve të dy partive, ndërsa pastaj, sipas tij, janë takuar edhe kryetarët e partive, Kasami dhe Gashi.
“Po është e vërtetë se ka pasur komunikime në fillim mes deputetëve në Kuvend si deputetë opozitarë. Më vonë ka pasur edhe takim mes kryetarëve të dy partive, Lëvizjes Besa dhe Alternativës. Diçka konkrete në lidhje me bashkëpunimin nuk ka”; tha mes tjerash Arjanit Hoxha./KlanMacedonia