Kryetari i Partisë Demokratike Europiane Arjanit Hoxha Hoxha, i ftuar në emisionin Klan Debat, ka shprehur qëndrimet e tij mbi rëndësinë e zgjedhjeve si një moment vendimtar për të ardhmen politike të shqiptarëve. Duke theksuar se çdo parti politike synon të garojë në zgjedhje, Hoxha ka vënë në dukje se situata aktuale politike kërkon një qasje më të gjerë dhe të përfshirë. Sipas Hoxhës, zgjedhjet e ardhshme mbartin një peshë të barabartë me një referendum, duke u bërë një pikë kthese për të luftuar ndikimet anti-perëndimore dhe ruse në rajon.
“Çdo parti politike qëllimin e ka të garojë në zgjedhje, mirëpo ajo që është fotografi më e madhe dhe që jep një kahje tjetër për shqiptarët normalisht është ky momentum politik. Deri sa unë e udhëheq partinë dhe partia është në skenën politike normalisht që do të vijnë zgjedhje që ne do të garjomë edhe vetë.
Por për momentin rëndësisa e këtyre zgjedhjeve është e barazvlfshme me një referendum, dhe e besoj se në anën tjetër në skenën politike, janë me infulecë anti-perëndimore dhe me influenca ruse, dhe normalisht për t’i bërë ballë formave të organizimit politik në anën tjetër, duhet të keshë potencial. Kampi maqedonas e tregon këtë në mënyrë indirekte, ndërsa opozita shqiptare e bën në mënyrë indirekte.
Kjo ka qenë vendimtare për formimin e këtij fronti, dhe besoj bindshëm se ky front do të fitojë”,tha Hoxha.
Hoxha ka shprehur bindjen se ky front do të fitojë dhe ka bërë thirrje për unitet kundër agresionit rus dhe ndikimeve hibride në rajon. Ai ka theksuar se momenti aktual është historik dhe se qëllimi i frontit është të ruajë arritjet e deritanishme dhe të mos lejojë humbjen e pozicioneve të fituara.
“Unë besoj se ky moment është moment historik që të gjithë shqiptarët të renditen në forcën kundër, agresionit rus në dhe formave hibride të ndikimit të tij në rajon. Prandaj nuk mund të krahasohet e kaluara me atë që po kalojmë sot. Qëllimi i forntit është që të mos humben pozicionet që janë arritur deri më sot. Ju e shikoni që Mickoski del çdo ditë dhe thotë ta heqim balancerin, që unë sjam dakord.
Kur skena politike është e ndjeshme dhe raportet shumë lehtë thyhen, dhe ne kemi një lider të opozitës që në vend që të thotë se do të ndërtojë kohezion dhe të vazhdojë përpara në rrugëtimin e BE-së, ai thotë se duhet t’ua parandalojmë të drejtat shqiptarëve.
Kemi poashtu një nga liderët e opozitës shqiptare që thotë ta bëjmë Maqedonë shtet të gjithë qytetarëve, ndërkohë për atë kushtetutë dihet se si ka ardhur dhe si ka qenë metoda e arritjes.
Prandaj ky moment është historik, dhe nuk është prespektivë e imja retorike, sepse jam i ri po kam përvoj dhe e nuhas rëndësisnë e çështjes dhe stuatës në të cilën jemi”, tha Hoxha.
Në një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj liderit të opozitës, Hoxha ka vënë në dukje dallimin mes qëndrimeve të frontit dhe atyre që mbështesin Mickoskin, duke e cilësuar këtë si një diskrepancë esenciale që do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.
“Edhe nëse hipotetikisht themi se Mickoski i fiton zgjedhjet, qëllimi i këtij fronti është që të sjelli ndryshimet kushtetuese nëse don që të pranojë qeverisje. Dhe ndryshimi i kushtetutës nëse deri në këtë moment kishte vetëm përfshirjen e bullgarëve, do të jetë edhe zgjedhja e presidentit nga Kushtetuta, dhe heqja e 20 për qindëshit për shqiptarët.
Negociatat për qeverinë e ardhëshme do të jenë për të siguruar dy të tretat, prandaj kjo është arsyeja që pse është kaq e rëndësishme dhe i kam bërë një barasvlerësim të tillë, seps e kemi frontin Evropian ku renditen figura të mëdha politike që vërtetë i mendojnë të ardhmen e këtij vendi, dhe në anën tjetër kemi figura politike që nëpër tubime thonë se fiton Mickoski, ky është dallimi dhe është dallim esencial, sepse këtu është ajo diskrepanca që do të ndodhi mes blloqeve shqiptare”, tha Hoxha. /tvklan.mk/