Hoxha dhe Prifti e festojnë bashkë Krishtlindjen tek familja e deputetit Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka bërë të ditur se në traditën e mikpritjes për festën e Krishtlindjes, ka pritur në konakun e familjes së tij, Hoxhën e Becit dhe Famullitarin e Novosellës.

Në një postim në Facebook, Lekaj ka bërë të ditur se pjesë e kësaj feste ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Tradita e mikpritjes për festën e Krishtlindjes më mbush me gëzim dhe dashuri vëllazërore”.

“Jam shumë i nderuar që sot, në konakun e familjes Lekaj, mirëpresim miq të veçantë si z. Ramush Haradinaj, i cili që nga paralufta ka qenë mik i kësaj shtëpie. Falënderoj shumë kryetarin Gjini, kolegët deputetë e deputete, Hoxhën e Becit dhe Famullitarin e Novosellës, si dhe shumë miq që na mbushën me urime e dashuri familjen tonë. Gjithmonë festofshim bashkë. Gëzuar”, shkruan Lekaj në Facebook.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share