Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jefrrey Hovenier, ka thënë se nuk e mbështesin deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”, e cila u miratua në një takim mes Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republika Sërpskës, ku ndër të tjera bëhet thirrje që Kosovës t’i referohet si “Kosova dhe Metohija”.
Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi” të mbajtur në Klan Arena, ai theksoi se ata ShBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe do të qëndrojë prapa kësaj.
“Nuk e kam pasur mundësinë t’i lexoj të gjitha raportet lidhur me ‘Kuvendin gjithëserb’, por e kuptoj që aty përdoret një gjuhë që thuhet dhe flitet se Kosova është pjesë integrale e Serbisë”.
“E kuptoj që ky është qëndrim apo pikëpamje, por ky nuk është qëndrimi i asnjërit prej nesh, ky nuk është qëndrim i ShBA-së, i partnerëve tanë të QUINT-it apo kujtdo tjetër”, pohoi Hovenier.