Hovenier: Kurti në SHBA po shkon me një ftesë të NDI, jo të Qeverisë amerikane

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti po planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago, por sqaroi se kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane, shkruan Reporteri.net.

Ai bëri me dije se ftesa i është dërguar Kurtit nga NDI.

“Sa e di unë, kryeministri Kurti planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI – National Democratic Institute). Por, të jemi të qartë, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane. Partia Demokratike është një parti politike në Shtetet e Bashkuara. NDI-ja është krah i Partisë Demokratike që punon në ndërtimin e partive dhe institucioneve demokratike jashtë vendit”, ka deklaruar Hovenier në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Hovenier tha se beson se ftesa i është dërguar Kurtit si kryetar i Vetëvendosjes, ashtu siç u është dërguar edhe kryetarëve të partive të tjera.

“Pra, kryeministri është ftuar nga NDI-ja, besoj në cilësinë e tij si kryetar i një prej partive të Kosovës, ashtu siç NDI-ja i ka ftuar edhe kryetarët e partive tjera të Kosovës. Por, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane”, shtoi Hovenier./Reporteri.net

Lexo gjithashtu
Total
0
Share