Hovenier: Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës legjitime – jo presion!

”TË FORMOHET ASOCIACIONI, PREKJA E KUFIJVE – DESTABILIZIM”

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier I ka konsideruar legjitime e jo presion kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës.

Një një takim me disa gazetarë në Kosovë ai ka thënë se po kërkojnë zgjidhje të qëndruerdhme afatgjate e jo zgjidhje ku njëra palë fiton e tjetra humb.

”Çfarë po i kërkojmë Kosovës unë nuk e shoh si presion. I shoh që janë një numër kërkesash legjitime nga SHBA dhe partnerët, që avancojnë këto synime strategjike. Kosova s’do të jetë e aftë të bëhet anëtar e BE-së, nuk do të jetë e aftë të arrijë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s, dy synime fundamentale të SHBA-së që dëshiron të ndodhin, pa bërë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kështu që i kërkojmë që të avancojë negociatat dhe konkluzat e negociatave për të themeluar Asociacionin” – tha Jeffrey Hovenier.

Sipas tij Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën ndërsa prekja e kufijve sjell destabilizim.

Hovenier bëri të ditur se SHBA-ja ka synime strategjike sa i përket Kosovës dhe askush nuk mund të vendosë në pikëpyetje përkushtimin e SHBA-së për të.

Ai tutje ka thënë se s’është suprizë nëse do të thotë se kanë pasur dallime me Qeverinë e Kurtit për atë se si duhet të ndodhnin disa gjëra.

Do të thoja që është një situatë mikse. Në disa cështje bashkëpunojmë ngushtë me Qeverinë Kurti dhe po i bëjmë disa gjëra shumë të mira bashkë. Në disa cështje tjera kemi dallime. Por respektojmë të drejtën e kryeminitrit të Kosovës për t’i bërë zgjedhjet e tij dhe atë çfarë mendon se është më e mira për vendin e tij. Ai është kryeministër i zgjedhur në mënyrë demokratike i një shteti demokratik”, ka thënë Hovenier.

 Hovenier kërkoi që heqja e ndalesës për mallrat serbe të mos kushtëzohet me heqjen e masave ndaj Kosovës nga BE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share