Hovenier: Dialogu Prishtinë – Beograd të pëfundojë me njohje!

SAMITI “THE WESTERN BALKANS 2024” NË PRISHTINË

Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, i cili po qëndron në Kosovë për nder të 25 vjetorit të clirimit ka kërkuar nga vendet e Bashkimit Evropian të jenë të gatshme “për çdo kërcënim të Rusisë dhe vendeve aleate të saj”.

Në konferencën e Ballkanit Perëndimor ai tha se rreziku nga ndikimi rus ekziston, por kjo sipas tij nuk e përfshin vetëm kërcënimin ushtarak.

“Samiti i Uashingtonit duhet gjithashtu të përballet me faktin se derisa tensioni po fokusohet në atë çfarë po bën Rusia në Ukrainë, gjithashtu duhet të shoh se çfarë po bëjë Rusia në Ballkanin Perëndimor. Keqinformimi, destabilizimi, shkatërrimi të gjitha këto janë instrumente të Rusisë” – tha George Robertson, ish sekretar i NATO-s.

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë që duhet tejkaluar vetëm me njohje reciproke dhe jo diçka më pak.

“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe” – tha Jeffrey Hovenier

E kryeministri Albin Kurti tha se Ballkani vërtetë mund të ketë përspektivë për Evropën, ndërsa shtoi se Kosova nuk ka problem me serbët e saj por me Serbinë.

”E duam integrimin e serbëve në Kosovë. Kemi 4 për qind të popullatës serbe këtu, por kemi edhe pakica të tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë me komunitetetm të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve. Nuk mendoj se duhet të jetë ndarje etnike. Problemi nuk është me popullin e fqinjit verior, por me Qeverinë e Serbisë. Aspak me serbët e Kosovës që po integrohen” – tha Albin Kurti- Kryeministër i Kosovës.

Ish kryeministri Italian Mateo Renzi ka thënë se Evropa rrezikon të humb rolin e vet nëse nuk ndryshon në të ardhmen.

Lexo gjithashtu

Tërmet në Kosovë

Para pak minutash, një tërmet është regjistruar në territorin e Republikës së Kosovës. Sipas “Meteo Kosova”, tërmeti është…
Më tepër
Total
0
Share