Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, është takuar me ish-gjeneralin Wesley Clark.
“Gjithmonë ndjej kënaqësi të takohem me gjeneralin në pension Wesley Clark, i cili ka bërë kaq shumë për të thelluar lidhjet e forta mes SHBA-së dhe Kosovës, dhe vazhdon të jetë një avokat i mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës.
Wesley K. Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.
Ndryshe Clark gjatë ditës është takuar edhe me Presidenten Vjosa Osmani.