Houthi paralajmëron hakmarrje ndaj Izraelit pas sulmit në Jemen

Pas sulmit ajror të ushtrisë izraelite në afërsi të portit Hodeidah në Jemen, udhëheqësi i grupit rebel Houthi, Abdel-Malik al-Houthi, ka paralajmëruar Izraelin për hakmarrje.

Ai theksoi se “përgjigja është e pashmangshme” dhe se çdo veprim nga ana e armikut izraelit do të nxitë reagime hakmarrëse.

Avionët luftarakë izraelitë sulmuan objektivat ushtarake të Houthit pranë portit Hodeidah të Jemenit të shtunën. Në këtë sulm, u vranë të paktën nëntë persona dhe 87 të tjerë mbetën të plagosur.

Kjo ndodhi një ditë pasi një dron i grupit Houthi goditi Tel Avivin dhe vrau një person.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share