Dashi: Kohët e fundit keni qenë paksa shumë nervoz, por nga e diela gjërat duhet të qetësohen, ndaj të paktën sot shmangni polemikat tuaja të zakonshme. Në punë keni gjithmonë shumë gjëra për të bërë, por përpiquni të jepni më të mirën dhe do të shihni që shumë shpejt do të vijnë shumë kënaqësi, mos harroni se shumë gjëra arrihen me përkushtim. Lajm i mirë për shëndetin tuaj sepse fizikisht ndiheni më mirë.
Demi: Përpiquni të lini pas të kaluarën dhe ecni përpara, nuk ia vlen të mendoni të gërmoni disa gjëra nga e kaluara që nuk janë më as pjesë e jetës suaj. Në punë, më në fund përpjekjet tuaja kanë dhënë rezultat dhe keni marrë konfirmimet që keni pritur prej kohësh, pasi e keni merituar. Gjeni kohë për veten, relaksohuni.
Binjakët: Ka ardhur koha për t’u përballur me realitetin, ndaj përballuni me atë person që keni shmangur prej kohësh dhe tregojini gjërat ashtu siç i mendoni, shtyrja e çështjes me tej sigurisht nuk do t’ju ndihmojë. Nëse jeni beqar, duhet të shkoni në vende të reja për të bërë njohje të reja, ndoshta mund të takoni një person që është i duhuri për ju, mos thuaj kurrë! Kujdes në punë, ka dikush që dëshiron t’ju pengojë.
Gaforrja: Më në fund Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj dhe gjërat do të shkojnë shumë më mirë. Në çdo rast, edhe nëse jeni nën stres, përpiquni të qëndroni të qetë në punë dhe mbi të gjitha të shmangni debatet e panevojshme. Përsa i përket shëndetit, është shumë më mirë, por duhet të shmangni sforcimet e tepërta, ndaj lejoni vetes pak relaksim.
Luani: Sot nuk do të jeni në humor të mirë, ndaj dhe përpiquni të qëndroni larg konflikteve si dhe kushtojini kohë për veten tuaj. Në punë, përpiquni të mos nxisni polemika të kota, përndryshe do të gjeni veten duke u grindur me disa kolegë. Përqendrohuni në punën e madhe që duhet të bëni, së shpejti do të shpërbleheni. Fizikisht ndiheni shumë mirë, në fakt po rikuperoni mirë.
Virgjëresha: Ndoshta ka ardhur koha për të larguar nga jeta njerëz që ju shkaktojnë probleme, e di që kjo ju frikëson, por do të shihni që në fund do të mund t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Ka edhe disa lajme në horizont në vendin e punës, ndaj bëhuni gati dhe do të arrini të shfrytëzoni në maksimum të gjitha mundësitë që ju lindin. Mos e teproni dhe përpiquni të pushoni në mbrëmje.
Peshorja: Këto ditë ju mund të bëni të gjitha ato gjëra që i kishit shtyrë kohët e fundit dhe do të ndiheni shumë të plotësuar dhe të kënaqur me veten tuaj. Në punë mundohuni t’i organizoni më mirë gjërat, përndryshe rrezikoni të mos arrini të përfundoni të gjitha projektet që kishit planifikuar. Lajm i mirë për shëndetin tuaj sepse po kaloni një rikuperim të mirë psikofizik.
Akrepi: Është koha që ju të merrni një vendim, nuk mund të vazhdoni kështu, duhet t’i sqaroni pak gjërat. Në punë përpiquni të mos i nxitoni gjërat, do të shihni që atëherë kur nuk e prisni, do të vijnë të gjitha konfirmimet që ju nevojiten. Kushtojini më shumë vëmendje dietës suaj dhe përpiquni të mos e teproni, keni nevojë për pak pushim.
Shigjetari: Jeni gjithmonë plot me gjëra për të bërë dhe kjo është arsyeja pse arrini të rraskapitur në fund të ditës. Në punë ka diçka për të sqaruar, kështu që do të ishte rasti që të flisni me shefin tuaj jo më vonë se javën tjetër, mos e shtyni! Bëni pak aktivitet fizik, do të ishte mirë për mendjen dhe trupin tuaj.
Bricjapi: Së fundmi ka pasur disa ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj, ndoshta kjo është arsyeja pse ndiheni pak çuditshëm, por mos u shqetësoni sepse shumë shpejt do të gjeni ekuilibrin tuaj. Kjo është një kohë e mirë për dashurinë, gjera te bukura ju presin. Mundohuni ta mbani veten të zënë me punë.
Ujori: Ndoshta do të ishte e përshtatshme që ju të bëni një hap prapa dhe të mos mendoni se keni gjithmonë të drejtë në raport me partnerin/ën tuaj. Duhet të kërkoni një dialog me të për të sqaruar tensionet që keni pasur kohët e fundit. Ka të ngjarë që në punë të ketë disa ndryshime, më pas do të jetë në dorën tuaj që të vendosni nëse do të ndryshoni vendin e punës apo do të përshtateni me gjërat e reja. Jeni pak në ankth, mundohuni të relaksoheni pak më shumë.
Peshqit: Hëna është në formë të mirë dhe kjo do t’ju lejojë të bëni shumë gjëra, edhe ato që kishit lënë pas, në fakt në këtë periudhë jeni plot energji! Kjo është një periudhë e favorshme për dashurinë, ndaj hapuni pa asnjë frikë ndaj njohjeve të reja. Të mirë edhe në punë sepse do arrini të zgjidhni të gjitha problemet. Ditë pozitive në përgjithësi./tvklan.al