Dashi – Do të jetë një ditë e qetë, por pa emocione të mëdha. Neptuni do të dominojë në sektorin e financave dhe do të sjellë përmirësime të ndjeshme.
Demi – Ditë e ngrohtë dhe plot diell kjo e sotmja për të dashuruarit. Komunikimi në çift do vazhdojë të jetë i mirë dhe nuk do keni asnjë mosmarrëveshje. Në planin financiar bëni kujdes që mos të keni probleme.
Binjakët – Kjo ditë do ju gjejë nën tension dhe të nervozuar. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos reagoni, deri kur situata të vijë drejt përmirësimit.
Gaforrja – Mos merrni vendime të nxituara, por flisni njëherë me partnerin/en për të parë çfarë mendon. Financat do të ndikohen pozitivisht nga planetët.
Luani – Ditë e stuhishme dhe problematike kjo e sotmja për jetën në çift. Debatet do të jenë të shumta. Në lidhje me financat, Mërkuri do të ndikojë pozitivisht.
Virgjëresha – Gjendja e ankthit mund të ndikojë negativisht, duke iu bërë më të kujdesshëm dhe më të stepur për një vendim që në një moment tjetër do ta kishit shumë të thjeshtë për ta marrë. Mos e humbisni qetësinë.
Peshorja – Parashikohet një ditë jo shumë pozitive, gjatë së cilës do të ndiheni disi të stresuar, sidomos për sa i takon punës. Mos iu përgjigjni provokimeve.
Akrepi – Jeta në çift do të jetë paska e trazuar sot, megjithatë nëse tregoheni të duruar dhe toleroni herë pas here gjërat do përmirësohen shpejt. Financat do të jenë më mirë se sa ju mendonit.
Shigjetari – Mos bëni asnjë ndryshim gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Prisni edhe pak kohë. Në planin financiar do të keni mundësi të përmirësoni buxhetin.
Bricjapi – Sot mos dilni në konkluzione pasi është thuajse e sigurt se do të jeni gabim. Sidomos në shtëpi, duhet t’i jepni partnerit apo familjarëve mundësinë që të tregojnë çfarë kanë mendojnë dhe çfarë janë të aftë të bëjnë.
Ujori – Jeta juaj në çift do jetë mjaft e qëndrueshme gjatë kësaj dite. Asnjë planet nuk do ua prishë harmoninë.
Peshqit – Çdo gjë do të shkojë më së miri në jetën tuaj në çift gjatë ditës së sotme. Marrëdhënia me partnerin/en do të përforcohet. Në planin financiar do tregoheni të kujdesshëm dhe situata nuk do ketë tronditje. /tvklan.al