Dashi-Jeni aq shumë të zënë me punë saqë ju duket se edhe për gjërat më të vogla të gjithë t’ju drejtohen juve. Do keni një marrëdhënie të ngrohtë me partnerin tuaj sot dhe kjo do ju afrojë edhe më tepër më njeri tjetrin. Financat do jenë gjithë kohës të mbrojtura nga yjet dhe nuk do keni aspak tronditje.
Demi-Ata janë që në një lidhje duhet të provojnë eksperienca të reja në çift për të ndryshuar rutinën e përditshme. Kurse gjendja e financave do të vijë duke u përmirësuar.
Binjakët-Me Mërkurin në një pozicion shumë të favorshëm por dhe me Afërditën, nuk do ta keni aspak të vështirë të arrini atë që doni.
Gaforrja-Sot duket se i merrni gjërat me filozofi dhe jeni të prirur të pëlqeni çka është e thjeshtë e lehtë për të arritur, pa e vrarë shumë mendjen. Por nuk duhet të shpenzoni as shumë para.
Luani-Do të jeni në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do të bëni çfarë të jetë e mundur që marrëdhënia juaj me partnerin të ecë më tej. Në planin financiar çdo gjë do të shkojë për mrekulli. Edhe pse do të shpenzoni pak më tepër për gjëra të rëndësishme, situata nuk do të jetë problematike.
Virgjëresha-Ditë shumë e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Nëse partneri iu propozon të provoni eksperienca të reja, mos refuzoni. Financat do jenë të mira, prandaj mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër sot.
Peshorja-Nuk do ta keni aspak të lehtë të arrini objektivat, por mos harroni se zgjedhjet janë personale dhe pikërisht këtu duhet të tregoheni shumë të matur. Sot do jetë e vështirë që marrëdhënia me partnerin të mbetet e qetë. Në planin financiar fati do jetë me ju gjithë kohës dhe ka gjasa që buxheti të përmirësohet.
Akrepi-Edhe sot pritet një ditë plot aktivitet, me shumë angazhime e me jo pak telashe e ndoshta këto janë arsye të mjaftueshme që të mos keni aq shumë kohë të merreni me probleme private.
Shigjetari-Ata që janë një lidhje do të jenë të hapur dhe do të provojnë eksperienca të reja. E rëndësishme është që çdo moment të jetë i veçantë. Sa i përket financave, do të ketë mbështetjen e yjeve. Problemet që kishit do të marrin fund.
Bricjapi-Edhe për të lindurit e kësaj shenje, situata planetare duket disi e paqartë, sepse Dielli dhe Merkuri janë në një pozicion aspak të favorshëm. Ju duhet shumë ndihma e një njeriu me peshë.
Ujori-Nuk do jeni në humor të mirë gjatë kësaj dite dhe do debatoni ashpër me personin që keni ne krah. Kujdes sepse nëse edhe ai nuk do jetë në qejf mund të keni probleme të mëdha. Në planin financiar ka ardhur koha të përballeni drejtpërdrejt me problemet që do iu dalin.
Peshqit-Shpesh mendoni se nuk jeni të rëndësishëm dhe harroni të konfirmoni vlerat e vetes tuaj, por sot është momenti juaj. Mund të mbijetoni shumë mirë një situate jo të këndshme, duke ndryshuar pak nga mentaliteti. Tregohuni të qetë dhe ecni përpara./tvklan.al