Hoqën kontrollet kufitare, Rumania dhe Bullgaria anëtare të plota në Zonën Schengen

Rumania dhe Bullgaria hoqën përfundimisht kontrollet në kufijtë tokësorë më 1 janar 2025, duke u bërë kështu anëtare të plota në Zonën Shengen.

Ky hap historik u shënua me një ngjarje simbolike, kur ministrat e brendshëm të të dyja shteteve pas mesnatës ngritën barrierat në Urën e Miqësisë, që kalon mbi lumin Danub dhe lidh dy vendet, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Pas heqjes së kontrolleve të kufirit, qytetarët e dy shteteve mund të udhëtojnë lirshëm përmes kufijve të Zonës Shengen pa nevojën e kontrollit të pasaportave.

Ky moment përfaqëson një arritje të madhe për integrimin e Rumunisë dhe Bullgarisë në Bashkimin Evropian dhe përforcon lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Kontrolli i lëvizjes ajrore dhe detare ishte hequr më herët, në mars të vitit 2024, ndërsa heqja e kontrolleve tokësorë u realizua pas një periudhe të gjatë diskutimesh dhe një vendimi të fundit nga Austria, e cila kishte mbajtur një veto lidhur me shqetësimet për migrimin e paligjshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share