Hong Kongu po heq pothuajse të gjitha kufizimet për Covid-19 këtë javë, pasi një masë e ngjashme u mor nga Kina. Nga dita e nesërme, njerëzit që mbërrijnë në qytet nuk do të duhet të bëjnë më teste të detyrueshme PCR, ndërsa maskat e detyrushme në vendet publike do të mbahen.
Ky qytet kishte kufizimet më të ashpra në botë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Udhëheqësi i Hong Kongut, John Lee, përmendi normat e larta të vaksinave si një nga arsyet për heqjen e kufizimeve. Sipas shifrave të qeverisë, 93% e popullsisë kanë pasur dy doza vaksinash, ndërsa më shumë se 83% kanë marrë tre.
“Hong Kongu ka një sasi të mjaftueshme ilaçesh për të luftuar Covidin dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë fituar përvojë të pasur në përballjen me pandeminë. Shoqëria ka krijuar një pengesë relativisht të gjerë dhe të përgjithshme kundër epidemisë”, tha Lee.
Sipas shifrave të qeverisë, më shumë se 11,000 njerëz kanë vdekur si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid në Hong Kong.
Që nga fillimi i pandemisë, Hong Kongu ka ndejkur politikën “zero-Covid” për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Heqja e kufizimeve për Covid në Hong Kong vjen disa javë pasi Kina ka bërë një lëvizje të ngjashme pas protestave historike kundër kontrolleve të rrepta./tvklan.al