Në Tiranë janë mbajtur homazhe në nder të efektivit të vrarë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës. Një ditë më parë ai u vra nga shkëmbimi i zjarrit me një grup të armatosur serb në veri të Kosovës.
Qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ku ndezën qirinj dhe vendosën lule në kujtim të Afrim Bunjakut.
Efektivi i Policisë së Kosovës që ra në krye të detyrës u shpall “Hero i Kosovës”. Afrim Bunjaku u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetëtore.
/tvklan.al