Holandë: Kryeministri u kërkoi falje paqëruajtësve në Srebrenicë

RUTE: EDHE PAS 27 VITEVE – DISA FJALË MBETEN TË PATHËNË

Qeveria holandeze zyrtarisht u ka kërkuar falje ushtarëve të saj, që ishin në përbërje të forcave paqësore të OKB-së,e që ishin dërguar për të mbrojtur Srebrenicën. Ushtarët holandeze, tani veteranë, ishin përballur me forcat ushtarake të serbëve të Bosnjës të udhëhequr nga Ratko Mladiqi, që kishin kryer vrasjen e mbi 8.000 boshnjakëve në Korrik të vitit 1995, ngjarje jo që nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte ishte vlerësuar si gjenocid.

Qeveria holandeze zyrtarisht u ka kërkuar falje ushtarëve të saj, që ishin në përbërje të forcave paqësore të OKB-së, e që ishin dërguar për të mbrojtur Srebrenicën në vitin 1995.

Kryeministri, Mark Rute, gjatë një ceremonie në një bazë ushtarake deklaroi se edhe pas gati 27 viteve “ disa fjalë mbeten të pathëna”.

“U kërkoj falje në emër të qeverisë holandeze, të gjithë burrave dhe grave, juve dhe të tjerëve që sot nuk janë këtu. Me falënderimin më të madh të mundshëm dhe respektin për mënyrën se si ushtarët e Dutchbat III, nënë rrethana jashtëzakonsiht të ëvshtira u përpoqën të bëjnë mirë, madje edhe atëherë kur ishte e pamundshme” – tha Mark Rute, kryeminister i Holandes.

Ceremonia është mbajtur pas raportit të publikuar vitin e kaluar rreth përvojës së 850 ushtarëve holandez që ishin pjesë e bataljonit Dutchbatt III, në vitin 1995 në Srebrenicë. Në raport janë dhënë rekomandime, që Qeveria duhet të bëjë një “gjest kolektiv” për shkak të, sic është thënë, mungesës së perceptuar të pranimit dhe vlerësimit për paqëruajtësit holandez që kishin vepruar asokohe në rrethana gati të pamundshme.

Holanda tashmë një kohë të gjatë Lufton me trashëgiminë e gjenocidit në Srebrenicë. Në vitin 2002 Kryeministri I atëhershëm holandez Vim Kok dha dorëheqje, pasi raportet kishin kritikuar qeverinë holandeze për shkak se kishin dërguar ushtarët në zonë të rerzikshme pa një mandat adekuat dhe pa armatime të nevojshme për të mbrojtur rreth 30.000 refugjatë boshnjakë që ishin strehuar në bazën holandeze në Bosnjë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share