Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.
55 vota pro, 8 kundër dhe tri vota të pavlefshme ishte bilanci i fitores së madhe të Kosovës, ku delegatët e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, nuk kishin të drejtë vote, sikurse delegatët e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti Fidel Ylli dhe sekretari i përgjithshëm, Gerti Shima.
Vendimi i sotëm rikthen organizimin e lojërave në Ballkan pas 51 vitesh, prej kur Lojërat Mesdhetare u organizuan në vitin 1979 në Split të Kroacisë.
Programi sportiv përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e mbi 3300 sportistëve dhe shënon bashkëpunimin e parë mes 2 shteteve në organizim, Kosovës dhe Shqipërisë.
Ngjarja ndërkombëtare multi-sportive do të ketë shtrirje në gjithë territorin e shtetit me fokus në 7 komunat kryesore si dhe në bregdetin shqiptar, në Durrës.