Supertalenti brazilian, Endrick u prezantua këtë vikend te Real Madridi 20 muaj pasi nënshkroi për skuadrën e madhe spanjolle. 45 mijë tifozë u mblodhën në “Santiago Bernabeu” për të parë nga afër prezantimin e tij.
Megjithatë për të arritur deri këtu, s’ka qenë aspak e lehtë për Endrickun.
Babai i tij, Douaglas Sousa ndau një histori prekëse nga fëmijëria e Endrick.
“Ende e mbaj mend një ditë kur Endriku ishte fëmijë… Më kërkoi diçka për të ngrënë dhe më vinte turp t’i them se nuk kam çfarë t’i jap për të ngrënë. U ula në divan, pastaj shikova dollapët e kuzhinës dhe frigoriferin… Dhe nuk kisha çfarë t’i jepja për të ngrënë. I thashë, Endrick, biri im, nuk kemi asgjë. Më pas nisa të qaja, edhe ai shpërtheu në lot dhe më përqafoi fort dhe më tha: “Babi mos u shqetëso, do të bëhem futbollist dhe do të të nxjerr nga këto probleme”.
Endrick do të mbajë numrin 16 në “klubin mbretëror” dhe kjo ka një simbolik të veçantë.
“Ishte viti 2016, ne po ndërtonim shtëpinë tonë dhe unë kisha veshur fanellën me numrin 16 të Palmeiras. Gjashtë vjet më vonë, djali im Endrick bëri debutimin e tij me fanellën e të njëjtit klub, me të njëjtin numër në shpinë që kisha veshur unë në atë foto. Zoti është thjesht i jashtëzakonshëm…”, shkroi Douglas Sousa ./Indeksonline/