Në fundjavë u transmetua episodi i radhës i “American Idol”, ku një prej konkurrentëve të prezantuar ishte një djalosh shqiptar nga Kosova me emrin Kimi. Në rrëfimin prekës që tashmë është bërë viral në rrjete sociale, Kimi tregon se e ëma u sëmur me sklerozë fill pasi solli në jetë të birin, në një kohë kur Kosova ishte në luftë. Në atë periudhë, ai u largua drejt Amerikës dhe nuk e pa familjen për më shumë se 6 vite.
Ëndrra e tij ishte të bëhej pjesë e Hollywood, duke realizuar dëshirën e nënës së tij, e cila gjithë jetën kishte dashur të këndonte dhe prej sëmundjes nuk ia kishte arritur. I prekur, Kimi tregoi jetën e vështirë teksa kujdesej për nënën dhe peripecitë e jetës në Amerikë.
Ai konkuroi me dy këngë, njëra prej të cilave ishte shqiptare dhe arriti të marrë biletën e artë për të vazhduar garën nga Katy Perry, Luke Bryan dhe Lionel Richie.
Gjatë audicionit, tre antarët e jurisë folën virtualisht edhe me nënën e Kimit, e cila ndoqi performancën live. I përlotur, djaloshi shqiptar ka marrë shumë komente pozitive në rrjet për zërin dhe për emocionet që transmetoi me muzikë. Po ashtu, edhe shumë mbështje nga bashkëatdhetarët.
“Po shkoj në Hollywood”, tha Kimi para se të largohej nga skena e “American Idol”. Spektakli i muzikës në fjalë i siguron një vend në industrinë më të madhe në botë një artisti të përzgjedhur për të vazhduar karrierën në SHBA.