Historia e trishtë e fëmijës që nuk rritet! Është 11 vjeç, por duket 6 vjeç

“Stop” shkoi në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë pranë familjes Ruqja. Bukurie Ruqja tregon se janë 7 anëtarë në familje.

Ajo ka 5 fëmijë, njëri prej të cilëve, është i sëmurë e nuk rritet. I vogli është 11 vjeç, por zhvillimi ka mbetur në moshën 6-vjeçare.

“Problemi është që nuk rritet. Është 11 vjeç, por kockat i ka vetëm për 6 vjeç. Për të lëvizur lëviz, por problemi është që nuk rritet, ka ngecur tek mosha 6 vjeç, që i bie të jetë 5 vjet mbrapa”.

Analizat dhe vizitat kushtojnë shumë dhe 400 mijë Lekë bëjnë vetëm gjilpërat për të.

“Kam këto gjilpërat e djalit që e kam me moszhvillim që kushtojnë 400 mijë Lekë, gjë që i do një herë në tre muaj. Analizat një herë në tre muaj kushtojnë 160-200 varet sipas analizave që jep doktori. I bëj thirrje të gjithëve të na ndihmojnë sepse jam në kushte të vështira ekonomike, pa shtëpi jam dhe nuk mundem ta përballoj dot më”, tha mamaja e djalit.

Emisioni Stop dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmuan me ndihma ushqimore, batanije dhe veshje familjen me probleme ekonomike. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share