Ceka: Përfshihet Iliria e veriut, ishte jashtë vëmendjes
Brenda këtij viti do të kemi të botuar vëllimin e parë të Historisë së Shqiptarëve nga antikiteti deri në shekullin e 11-të. Fakte dhe dokumente të reja ka, por nuk përmbysin tezat, shprehet arkeologu Neritan Ceka.
“Ka natyrisht këndvështrime të reja është çështja pellazge aq shumë e folur, e parë nga vështrimi arkeologjik është çështja e marrëdhënieve të Epirit dhe Ilirisë, dhe Dardanisë që përfshirë në një vështrim më vete tani do ketë secila fokusimin e tyre. Do përfshihet edhe Iliria e Veriut që ka qenë jashtë vëmendjes”, tha Neritan Ceka.
E përpos hapësirës që do ti jepet secilës periudhë, Ceka pranon se do të ketë këndvështrime te reja edhe për etapa të caktuara.
“Një vështrim krejt i ri do jetë për atë periudhë para “Skënderbeut”, gjithë periudha e shekujve të Arbrit, shekulli 11 deri në shekullin e 14të që përgatiti qytetërimin e tillë që i rezistoi Perandorisë Osmane”.
Rishkrimi i historisë, është një nga iniciativat që mori Akademia e Shkencave, për të riparë historinë e shqiptarëve nga antikiteti deri në ditët e sotme që do t’i përmbledhë ne tre vëllime.
Tv Klan