Hiqen barrierat e punësimeve në vendet e “Ballkanit të hapur”

Ratifikohet marrëveshja me FRONTEX-in

Me 62 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, ka ratifikuar ligjet e Ballkanit të Hapur. Me këtë hiqen lejet e punës dhe nis tregtia e lirë e punës për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë.

Ata që do të duan të punojnë në firma private në njërën nga këto vende, sic percjell KlanM, do t`u jepen numra të posaçëm identifikimi. Këtë numër qytetarët mund ta marrin përmes ueb-portalit për shërbime elektronike dhe praktikisht nuk do të kenë nevojë të nxjerrin leje pune, për të cilën, deri tani, pritjet shkonin deri në tre muaj.

Kjo masë duhet të funksiononte qysh në vjeshtën e kaluar, por implementimi u bllokua në Kuvend nga ana e opozitës.

Me 61 vota “për”, sic njofton KlanM, Kuvendi ratifikoi edhe Marrëveshjen me FRONTEX-in, i nënshkruar midis RMV-së dhe BE-së që në tetor të vitit të kaluar. Me ratifikimin e sotëm Marrëveshja me FRONTEX-in bëhet pjesë e rendit të brendshëm juridik të vendit.

Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, sic percjell KlanM, mundësohet që me kërkesë të vendit tonë, të shpërndahen zyrtarë policor të FRONTEX-it në pikat kritike të kufirit, bashkë me policët nga RMV-ja.

Gjatë votimit të Ligjeve për Ballkanin e Hapur dhe Marrëveshjes me FRONTEX-in deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk ishin në sallën e Kuvendit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share