Hiqej si vajzë 16-vjeçare dhe shantazhonte djemtë, dënohet me 21 vjet burg

Një i ri i cili u hoq si një vajzë 16-vjeçare online duke shantazhuar me dhjetëra adoleshentë është dënuar me 21 vjet burg në Britani. Jay Lang, 24 vjeç, përdorte emrin “Chloe” për të kontaktuar viktimat e tij që ishin të moshës 11 deri në 16 vjeç. Aktivitetin e tij kriminal e kryent në rrjete sociale, përfshirë SnapChat dhe Instagram.

Ai nxiste biseda me kontekst seksual dhe u kërkonte djemve që t’i çonin foto e video. Më pas i përdorte këto të fundit për t’i kërkuar më shumë imazhe ose para. Lang shënjestroi 26 persona, kryesisht nga Essex, mes Prillit 2018 dhe Nëntorit 2021.

Sipas asaj që shkruan Sky News, dënimi me 21 vjet burg u bë për 46 akuza. Ai do të duhet të vuajë minimuni 14 vjet burg përpara se të jetë në gjendje për të kërkuar ulje të tij. Emri i Lang po ashtu do të vendoset në regjistrin e personave që kryejnë krime seksuale, përjetë.

Gjatë seancës gjyqësore, gjyqtarja Samantha Cohen iu drejtua të pandehurit me fjalët: “Ti je një djalë i ri manipulativ dhe i rrezikshëm. Ke krijuar kaos në jetën e 26 djemve të rinj dhe familjeve të tyre”.

24-vjeçari u arrestua pas një hetimi 18 mujor që nisi pas denoncimit nga njëri prej adoleshentëve që kishte rënë pre e shantazhit të tij./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share