Propozimi për të imponuar himnin maqedonas në shkolla të mesme është një hakmarje e Qeverisë ndaj dështimit për të shfuqizuar gjuhën shqipe nga Gjykata Kushtetuese, kjo falë rrezistencës tonë të përbashkët me qytetarët – thuhet në reagimin e ASH-së së Ziadin Selës.
Aleanca për Shqiptarët, sic thuhet në reagim, e ka thënë vazhdimisht se himni shtetëror nuk pasqyron realitetin multietnik dhe kohezionin mes bashkësive etnike në vend, por është një himn më shumë etnik maqedonas sesa shtetëror. Ky propozim i Qeverisë nuk do të arrijë as afrimin mes bashkësive as lojalitetin ndaj shtetit, por përkundrazi do të thellojë edhe më shumë hendekun mes bashkësive etnike në vend.
Ne i kuptojmë dhe nuk i arsyetojmë tendecat e VMRO-DPMNE-së për deshqiptarizim të shtetit, pasi këtë e kanë thënë hapur që në fushatë se “Maqedoninë do t’ua kthejmë maqedonasve”, thonë nga ASH-ja, duke pohuar se nuk e kuptojnë se si një zëvendës ministër shqiptar nga koalicioni VLEN pranon të jetë një nga përfaqësuesit e këtij ligji. A po dëshmon kjo se partitë shqiptare që në Qeveri hyjnë pa legjitimitet, nga servil dhe relativizues të vendimeve antishqiptare, tani janë shndëruar edhe në bashkëpunëtorë në këtë fushatë kundër shqiptarëve – thuhet në reagimin e ASH-së.