Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka treguar se e ka parë Planin Konsultativ të nënshkruar nga Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergej Lavrov.
Ai ka thënë se në atë dokument nuk ka asgjë të veçantë, por që Rusia e ka dashur atë për ta justifikuar luftën e saj në Ukrainë, raporton EuronewsSerbia, përcjell KlanKosova.tv.
“E pashë planin, nuk ka gjithaq në të. Pyetja është se pse Rusia e donte atë dhe qartë Rusia e donte planin për ta arsyetuar luftën në Ukrainë. Sjellja e Rusisë është dënuar nga secili në ShBA, në Indi, madje edhe Kina i ka kritikuar ata. Askush nuk i mbështet ata në këtë përpjekje”, ka thënë Hill për Fo Net.