Hill: Jemi të shqetësuar nga refuzimi i Kosovës për të zgjatur afatin për riregjistrim

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se është i zhgënjyer dhe i shqetësuar për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mos zgjatur afatin për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe, pavarësisht thirrjeve nga SHBA, BE dhe Quinti.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë periudhën e zbatimit të riregjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, tha Hill.

Ai shtoi se mirëpret vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e Brukselit.

“I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë të marrin pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, shtoi Hill.

Paraprakisht në të njëjtën mënyrë ka reaguar edhe Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili po ashtu u ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të shtyjnë afatin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share