Bayern, Barcelona dhe Inter janë në të njëjtin grup
Sezoni i ri i Champions do të ketë përballje interesante. Shorti i fazës së grupeve përcaktoi sfida mes skuadrave që kanë rivalizuar edhe në vitet e shkuara. Është grupi C ai që ka në përbërje skuadra që pritet të sjellin ndeshje të forta. Goglat kanë vënë përballë Bayern Munchen, Barcelona, Inter dhe Victoria Pilzen. Kështu, Lewandowski do të duhet të luajë në Mynih, por kundër Bayern. Në 8 vite me bavarezët polaku fitoi gjithçka.
Skuadrat italiane nuk u favorizuan nga shorti. Milan do të luajë me Chelsea, ndërsa Juventus është në të njëjtin grup me PSG dhe Benfikln. Por fati favorizon më të përgatiturit dhe ekspertët e kësaj gare janë Real Madrid. Kampionët në fuqi do të sfidohen nga Leipzig, Shakhtar dhe Celtic Glasgow.
Për Manchester City shorti rezervoi përballjen me Sevilla, Dortmund dhe Kopenhagen.
Edhe pse me skuadra jo të një niveli të lartë priten ndeshje të forta në grupin A ku Ajax, Napoli dhe Rangers do të kërkojnë të rivalizojnë me Liverpool. Në grupin B nuk mund të parashikohet skuadra kryesuese mes Portos, Atletico Madrid, Leverkusen dhe Club Brugge. Të paktën në letër edhe Tottenham do ta ketë të lehtë, pasi shorti vuri Frankfurt, Sporting Lisbon dhe Marsejë.
Tv Klan