Grupi militant Hezbollah nga Libani, ka pretenduar se ka sulmuar pjesët veriore të Izraelit siç janë Tiberias dhe Kiryat Ata.
Në anën tjetër, autoritetet izraelite aktivizuan sot sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme, transmeton Telegrafi.
Madje në disa kanale në Telegram, u tha se Hezbollahu kishte shënjestuar Tiberiasin me breshëri raketash
Ky grup militant ky veprim ishte ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite mbi palestinezët në Gaza.
Madje pretenduan se sulmi u krye edhe për të mbrojtur popullin e Libanit nga sulmet “barbare” të Izraelit, që po godet fshatra e qytete.