Hetohen transferimet e PSG

Lojtarët e shitur në Katar sollën 80 milionë Euro

Disa nga transferimet e Paris Saint Germain drejt ekipeve të gadishullit arab janë vënë në lupën e UEFA-s. Shitjet e Verratti, Abdou Diallo e Draxler dyshohet se kanë parregullsi.

Shuma e arkëtuar shkon në 80 milionë Euro, ndërsa të tre lojtarët janë bërë pjesë e skuadrave në Katar, pikërisht vendi që zotëron 100% të aksioneve të Paris Saint Germain.

Klubi francez hodhi poshtë akuzat duke shtuar se çdo gjë është kryer sipas rregullave. Por nëse gjithçka vërtetohet PSG do të gjendej në telashe.

Në të kaluarën UEFA ka bllokuar financime nga Katari, duke qenë se fondet vinin nga kompani që kishin lidhje me pronarin e Paris, Naser Al Khelaifi.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share