Moska ka thirrur ambasadorin holandez për ato që i quajti “përpjekje obsesive” nga Holanda për ta bërë atë përgjegjëse për rrëzimin eMalaysian Airlines mbi Ukrainë në 2014.
Gati 300 njerëz humbën jetën kur një raketë e prodhuar nga Rusia rrëzoi avionin MH17. Ministria e Jashtme ruse pretendoi se grupi hetimor i krijuar për të vendosur se kush ishte përgjegjës ishte “i politizuar”.
Javën e kaluar, prokurorët në Hagë thanë se gjetën “indikacione të forta” se Vladimir Putin miratoi përdorimin e sistemit raketor rus BUK në Ukrainë.
Nuk ka asnjë sugjerim se Putin ka urdhëruar që avioni të rrëzohet dhe Moska ka mohuar çdo përfshirje.