Heshtje zgjedhore – RMV-ja gati për zgjedhjet e dyfishta!

ZGJEDHJET 2024

Në Maqedoninë e Veriut në fuqi është heshtja zgjedhore për zgjedhjet e dyfishta të 8 Majit, që do të përfundojë të mërkurën e 8 majit në orën 19.00.

Të hënën në mbrëmje partitë politike dhe koalicionet rrumbullaksuan fushatat e tyre zgjedhore.

Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare marrin pjesë 17 koalicione dhe parti politike. Kanë kandiduar 1.002 burra dhe 753 gra.

Mandatin për ta formuar qeverinë e re do ta fitojë ajo parti që do të sigurojë shumicën prej 61 deputetëve.

Në prag të zgjedhjeve të dyfishta, sot votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në paraburgim dhe në bashkësi jashtëmartesore, si dhe dy persona të zhvendosur.

Numri i tyre është 11.225.

Më 8 maj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, përderisa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 votues. Dallimi në vota është 1.033, në përgjithësi për shkak të qytetarëve që arrijnë moshën madhore.

Diaspora voton vetëm për presidentin. Në përfaqësitë diplomatiko-konsulare janë paraqitur 2.569 shtetas të RMV-së, kurse për parlamentaret nuk pati të interesuar.

Votohet në 3.480 vendvotime, ndërsa votuesit gjatë ditës do të munden vetëm një herë ta vizitojnë vendvotimin dhe të votojnë.

Identifikimi i votuesve do të bëhet me aparate fingerprint.

KSHZ-ja thotë se rezultatet e para priten të publikohen para mesnatës së 8 majit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share